Flash

Dumani, dëshmitar në gjykatë për vrasjen e Ramazanit

Lapsi.al 21 February 2023
Dumani, dëshmitar në gjykatë për vrasjen e Ramazanit

Nuredin Dumani shfaqet në gjyqin gjatë procesit ndaj Xhuliano Hoxha, Seit Manahasa dhe Elvis Koçi në funksionin e dëshmitarit, për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Ai ka treguar se ekzekutori ka qenë Skerdi Tase, ndërkohë që si porositës përmend emrin e Erion Alibej. Duke qenë se ka treguar se është përfshirë edhe vetë si organizator, pavarësisht se është shfaqur si dëshmitar, GJKKO i ka caktuar edhe Dumanit avokat.

Për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt, akuzohet si porositës Erion Alibej.

Kujtojmë se Rigers Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit më 29 korrik 2020. Mbi provat e siguruara u fajësuan Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halilin, persona këta që dyshohet se janë përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik. Për vrasjen e dy miqve të ngushtë në harkun e 9 ditëve ra në pranga më 18 shtator të 2020, Erion Alibej ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë "Arrest me burg".

I penduari i drejtësisë dëshmoi në procesin që po zhvillohet ndaj Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit, të pandehur për dy vrasjet e tre viteve më parë në Elbasan teksa u shoqërua me masa të rrepta sigurie, në ambientet e Gjykatës së Posaçme. Dumani ka rrëfyer se pasi ka marrë porosinë, ka qenë personi që ka organizuar dy vrasjet. Përpara togave të zeza, ai është shprehur se për vrasjen është paguar nga Erion Alibej, ndërsa ai ka organizuar të gjithë ngjarjen dhe ndarë rolet.

Sipas Dumanit për vrasjen angazhoi Skerdi Tasin, ndërsa pas ekzekutimit u largua nga vendi i ngjarjes nga Henrik Hoxhaj, i cili ka patur rolin e shoferit. Kujtojmë se për këtë çështje në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme tërhoqi aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në GJKKO si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. SPAK po vijon hetimet për të zbardhur përfshirjen e tij në krim. Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, deklarimet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit tjetër dosjes Euglen Halilaj. Procesi u nda për Alibejn ndërsa vijon gjyqi për Euglent Halilin dhe Xhuljano Hoxhën.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI