Flash

Berisha: Ky regjim përmbyset vetëm me revolucion!

Lapsi.al 21 February 2023
Berisha: Ky regjim përmbyset vetëm me revolucion!

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se “ky regjim përmbyset vetëm me revolucion”, referuar qeverisë së kryeministrit Rama, i cili sipas tij i ka kthyer të gjitha institucionet e shtetit në makineri partiake.

Në fjalën e tij, Berisha u kujdes gjithashtu të jepte porositë për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke kërkuar mbështetje maksimale për kandidatët e PD.

“Ai përmbyset vetëm me revolucion, një regjim i cili të gjithë makineritë e shtetit i shndërroi në makineri partiake, policinë, drejtësi, shërbimin informativ, janë institucionet të partisë shtet dhe këto vetëm për të mbijetuar, ky regjim votën nuk e pranon përmbyset vetëm me revolucion, a mund të përmbyset me votë një regjim i cili përdor si bankë elektorale qindra milionë euro të buxhetit të shtetit dhe tonelata me euro të bandave. A mund të përmbyset një regjim i cili përdor të gjitha bandat për të trembur, për të rrëmbyer votën, jo nuk përmbyset.

Ju do dëgjoni shumë bashkëbisedues tuaj që flasin për revolucioni si diçka traumatike, por në fakt nuk ka gjë më të shenjtë për këtë shoqëri sot se sa revolucioni se duhet të shpëtojë kjo shoqëri. A nuk janë përzënë nga Shqipëria 973 mijë vetëm në BE, asnjë lloj lufte nuk mund të ishte kaq shpresë vrasëse te shqiptarët sa ky regjim, pra është jetike për ne së pari të shtrojmë këto pyetje me veten, së dyti të hapim një debat me çdo shqiptar, nuk e kemi për vete ne këtë është për çdo shqiptar, kjo është për t’i dalë Zot këtij vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi.

A jemi ne deri në revolucion por tani kërkohet një fazë tjetër, hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për zgjedhjet lokale, kandidatët tanë duhet të kenë mbështetje maksimale, duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën e revolucionit tonë. Është me një rëndësi vendimtare të përgatitemi nëse besojmë idealet tona, nëse pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD, të shpëtojmë Shqipërinë. Ne kemi të gjithë potencialin, koha provoi që demokratët ishin në të drejtën e tyre, qëndruan në krahun e vendit të tyre, nuk pranuan t’u shkelmohet vendi si republikë bananesh”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI