Flash

Alicia Silverstone: Clueless më ndryshoi jetën

Lapsi.al 21 February 2023
Alicia Silverstone: Clueless më ndryshoi jetën

Alicia Silverstone po hapet për jetën pas Clueless, dhe luftën e saj me famën.

Personazhi kryesor i Silverstone, Cher Horowitz, është rishfaqur javët e fundit, nga reklama e saj në Super Bowl për Rakuten, ku ajo veshi xhaketën me  dhe fundin e Cher-it; në ribashkimin e saj me aktoren Stacey Dash,  duke rikrijuar një moment klasik nga komedia .

Tani, ajo po ndan përvojën e saj me famën, e cila arriti lartësi të reja pas debutimit të Clueless në 1995."Kur Clueless dol gjithcka ndryshoi," tha Alicia për The Hollywood Reporter. “Unë kisha qenë vajza nga Crush, më pas isha goca Aerosmith dhe  pas kësaj, isha Cher”. Ajo shtoi: “Ishte shumë e ndërlikuar dhe nuk mendoj se dija si ta menaxhoja: nuk kisha bazat, mjetet e mira për ta përballuar, nuk isha e përgatitur për të në asnjë mënyrë. Në të vërtetë nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte dhe nuk ndihesha rehat."

Duke parë jetën dhe përvojat e saj ndër vite, Silverstone tha se  "po e bën jetën siç duhet". "Nuk është e lehtë, të jesh aktiviste, nënë dhe aktore në të njëjtën kohë. Por unë po bëj më të mirën," u shprehajo për gazetën. "Unë vazhdoj të bëj angazhime  për shëndetin dhe tokën tonë. Egjithë kjo është me të vërtetë kuptimplotë për mua. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jem plotësisht e pranishme me djalin tim. Sa i përket aktrimit, do të vazhdoj të gjej një mënyrë për t'u marrë, për të qëndruar atje”.

Bazuar në romanin e Jane Austen të vitit 1815, Clueless  u drejtua nga Amy Heckerling dhe ndjek 15-vjeçaren Cher Horowitz ndërsa ajo lundron në jetën familjare, shkollën, popullaritetin dhe idenë e dashurisë. Përveç Silverstone dhe Dash, kasti i Clueless kishte gjithashtu Brittany Murphy, Donald Faison, Justin Walker, Elisa Donovan,  dhe Paul Rudd./Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

Bie poshtë akuza ndaj Alec Baldwin

Alec Baldwin pati një fitore në rastin e tij mbi ndarjen fatale nga jeta të kinematografes "Rust" Halyna Hutchins. Zyra e Prokurorit të Qarkut të Santa Fe nj...

14:20

Burberry, fillimi i epokës së Daniel Lee

Daniel Lee bëri debutimin e tij si drejtor kreativ i Burberry gjatë ditës së parafundit të javës së modës në Londër dhe shënoi fillimin e një marrëdhënieje arti...

11:12

Tom Sizemore pëson aneurizëm në tru

Tom Sizemore po lufton për jetën pasi pësoi një aneurizëm në tru. Aktori i "Saving Private Ryan", është "i shtruar në kujdes intensiv", tha menaxheri i tij, ...

16:48

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI