Flash

Shehi: Nëse vetë PD do dalë me 2 kandidatë pse mos garojmë edhe ne

Lapsi.al 20 February 2023
Shehi: Nëse vetë PD do dalë me 2 kandidatë pse mos

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se së bashku me Bindjen Demokratike të Astrit Patozit do të garojnë për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

Shehi u shpreh se nëse Partia Demokratike do të dalë me një kandidat të vetëm për çdo bashki, atëherë ata do të mbështesë. Në të kundërt, vijoi Shehi, nëse vetë PD del me 2 kandidatë, nuk do të kenë mbështetjen e koalicionit mes LZHK-së dhe BD-së.

“Unë nuk shkoj as tek njëri dhe as tek tjetri. Jam shumë i kënaqur, me një koleg, kemi një histori tek PD-ja. Një njeri që di të flasë dhe të shkruajë dhe qëndron brenda një logjike. Me zotërinjtë e tjerë kemi folur.

Vangjel Dule ka një raport tjetër, ka bërë mirë. Edhe unë Igli Carën mbështes në Durrës. Nëse dy PD-të do nxjerrin dy kandidatë atëherë u lind të drejta dhe të tjerëve. Zotërinjtë e tjerë (opozitarë) s’kanë mbajtur qëndrime të tjera. Ne duam të dalim me listën tonë. Me idetë tona.

E konsiderojmë një lloj alternative. Deri më sot jemi për këshilltarë. Do presim kolegët e shumicës brenda opozitës, PD-në e madhe të Berishës dhe PD-në e vogël. Do ta sqarojnë ata këtë çështje. Nëse ka një kandidat të vetëm, ne do mbështesim atë kandidat. Nëse dy PD-të do nxjerrin nga dy kandidatë, ne s’jemi jetimë. Do shohim.

Do tregojmë se çfarë idesh kemi. Nëse hyjnë 2 kandidatë nga PD-ja, mendoni se do fitojë ndonjëri nga ata? Ne fuqinë tonë e masim edhe me këshilltarë. Kemi 6 muaj që themi këtë punë. Hajde gjejmë një formulë për një kandidat të vetëm. Ne e provuam më parë me 2 kandidatë dhe i pamë rezultatet” – tha Shehi në emisionin “Log” në Panorama Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI