Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

Lapsi.al 20 February 2023
SHBA paralajmëron Kinën për pasoja nëse furnizon me

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se ai është "i shqetësuar" se Kina po shqyrton mundësinë e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë përmes furnizimit me armë.

"Jemi të shqetësuar se Kina po shqyrton mundësinë për të mbështetur Rusinë në Ukrainë me ndihmë vdekjeprurëse. Ne po e ndjekim nga afër situatën. Theksova, njësoj siç tha Presidenti Biden kur bisedoi me Presidentin Xi Jinping kur nisi agresioni në Ukrainë, se do të kishte pasoja për marrëdhëniet mes dy vendeve tona nëse Kina furnizon me armë Rusinë ose e ndihmon në mënyrë sistematike për shmangien e sanksioneve", tha Antony Blinken , Sekretari Amerikan i Shtetit .

Një përshkallëzim i tillë do të nënkuptonte "pasoja reale" për Kinën, u tha zoti Blinken gazetarëve në Ankara.

"Nga bisedimet me përfaqësues të vendeve të tjera, përfshirë gjatë konferencës së Mynihut, di se shumë vende të tjera do ta merrnin shumë seriozisht nëse Kina ofronte një mbështetje të tillë për Rusinë. Dhe ky do të ishte një problem real për Kinën në marrëdhëniet e saj me shumë vende të tjera, jo vetëm Shtetet e Bashkuara. Kështu që ne shpresojmë dhe presim që ata të tregohen të duruar për të përshkuar atë udhë”, tha zoti Blinken.

Zoti Blinken nuk tha konkretisht se çfarë masash do të merrte SHBA-ja për t’iu përgjigjur mbështetjes ushtarake kineze për Rusinë.

Kina reagoi menjëherë duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin në pozita për të bërë kërkesa të tilla ndaj Kinës.

"Partneriteti i bashkëpunimit të Kinës me Rusinë bazohet tek parimet e pavarësisë, moskonfrontimit dhe mosvënies në shënjestër të palëve të treta dhe është çështje e sovranitetit të dy vendeve të pavarura", tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës

Deri më tani, mbështetja e Kinës ndaj Rusisë ka qenë politike, Pekini ka ndihmuar në parandalimin e përpjekjeve për të dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara.

Por në një kohë që Shtetet e Bashkuara lëshuan paralajmërimin për autoritetet kineze, diplomati më i lartë i Kinës, Wang Yi po viziton sot Moskën, në kuadër të një turi 8 ditor në Europë. Ai pritet të takohet me zyrtarët rusë disa ditë pasi u takua me Sekretarin Amerikan të Shtetiti, Antony Blinken, gjatë punimeve të konferencës së Mynihut. Pas takimit me diplomatin e lartë kinez, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara se Kina mund të furnizonte me armë Rusinë. Po ashti ai i bëri të qartë zotit Wang Yi se lëshimi i balonës kineze në Shtetet e Bashkuara ishte i papranueshëm dhe nuk mund të përsëritej. Kina deri tani nuk ka kërkuar falje. Media shtetërore kineze raportoi se Pekini u kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndryshonin qëndrim dhe të riparonin dëmet që i janë shkaktuar marrëdhënieve mes dy vendeve./VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI