Flash

BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarët dhe organizatat iraniane

Lapsi.al 20 February 2023
BE-ja vendos sanksione të reja për zyrtarët dhe organizatat

Bashkimi Europian miratoi të hënën sanksionet e reja ndaj dy organizatave dhe 32 zyrtarëve iranianë, duke përfshirë ministrat e Kulturës dhe Arsimit, zyrtarët e inteligjencës dhe ligjbërësit.

Protestat filluan pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini më 16 shtator. Këto protesta janë shndërruar në një nga sfidat më të mëdha për teokracinë e Iranit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Të paktën 529 njerëz janë vrarë në demonstrata, sipas Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran. Mbi 19.700 të tjerë janë arrestuar nga autoritetet si pjesë e fushatës iranian që ka për qëllim shtypjen e protestave. Disa persona të lidhur me këto protesta janë ekzekutuar.

BE-ja tha se ka vendosur ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për 32 zyrtarë, si dhe ka ngrirë asetet e dy organizatave për shkak të përfshirjes së tyre “në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran”.

Më parë, blloku 27-kombësh kishte vendosur katër raunde sanksionesh ndaj zyrtarëve dhe organizatave iraniane, duke përfshirë ministra, oficerë ushtarakë dhe policinë morale të Iranit, për abuzim të të drejtave të njeriut.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI