Flash

Atentati në tentativë në Elbasan/ Shënjestra po udhëtonte nga Tirana në makinë me fëmijët

Lapsi.al 20 February 2023
Atentati në tentativë në Elbasan/ Shënjestra po

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e parandaluar të shtunën në mbrëmje në Elbasan ku dy persona po planifikonin të finalizonin një atentat ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe edhe si Oti i Elbasanit.

Autorët kishin planifikuar ta qëllonin atë brenda në automjet. Në momentin kur ishte parashikuar të kryhej atentati, Kila ka qenë duke udhëtuar nga Tirana drejt Elbasanit ndërkohë që në automjet ndodhej bashkë me fëmijët. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se faktet janë mbledhur nga këqyrja e pamjeve filmike nga qelizat telefonike. Në momentin kur kanë konstatuar prezencë të forcave të policisë në zonë, dy autorët kanë janë larguar duke lënë automjetin pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi ka hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit./panorama

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI