Flash

21-vjeçarja polake: Unë jam Maddie McCann dhe kam prova

Lapsi.al 20 February 2023
21-vjeçarja polake: Unë jam Maddie McCann dhe kam prova

“Unë jam Maddie McCann". Janë fjalët e vajze të re polake, Julia Wendelt, e cila ka krijuar një llogari në Instagram të titulluar @iammadeleinemccan. Ajo pretendon të jetë Madeleine “Maddie” McCann, vajza britanike e zhdukur në Portugali në vitin 2007. Sipas versionit të hetuesve gjermanë vajza është vrarë menjëherë pas rrëmbimit të saj nga pedofili gjerman Christian Brueckner.

Sipas Daily Mirror, 21-vjeçarja polake, beson se mosha e saj në dokumente është e rreme. (Madeleine do të ishte 19 vjeç sot). Ajo thotë se filloi të dyshonte se ajo ishte Maddie pas aludimeve të bëra nga gjyshja e saj. Ajo apelon që prindërit e Maddie të pranojnë të krahasojnë ADN-në. Në mbështetje të pretendimeve të saj, Julia Wendelt ka postuar foto të shumta në Instagram me detaje që sipas saj vërtetojnë identitetin e saj të vërtetë. Ajo vëren një pikë në syrin e saj të djathtë dhe një shenjë lindjeje në këmbën e saj.

"Mendoj se unë mund të jem Maddie. Duhet të bëj një test të ADN-së. Hetuesit britanikë dhe polakë më injorojnë. Unë do të vazhdoj të tregoj historinë time. Më ndihmoni" – shkruan ajo. Llogaria mblodhi mbi 200 mijë ndjekës brenda disa ditësh.

Julia tha se ishte në kontakt me një kushëri të Madeleine, me të cilin kishte folur për mundësinë e krahasimit të ADN-së së saj me atë të prindërve të fëmijës, Kate dhe Gerry McCann. Vetë familja nuk ka komentuar zyrtarisht deri më tani. Sipas postimeve të fundit të Julias në faqen e saj në Instagram, të dy prindërit e Maddie kanë pranuar t'i nënshtrohen një testi të ADN-së.

Rasti i zhdukjes së Maddie dominoi lajmet për shumë vite. Vajza e vogël u zhduk në moshën 4-vjeçare nga një shtëpi pushimi në Algarve të Portugalisë teksa prindërit e saj po darkonin disa dhjetëra metra larg. Megjithëse hetimet gjermane arritën në përfundimin se Brueckner ishte fajtori trupi i saj nuk u gjet kurrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI