Flash

Macron: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm përmes negociatave

Lapsi.al 19 February 2023
Macron: Lufta në Ukrainë përfundon vetëm përmes

Presidenti francez, Emanuel Macron tha se lufta midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përfundojë vetëm përmes negociatave. “Unë dua humbjen e Rusisë në Ukrainë dhe dua që Ukraina të jetë në gjendje të mbrojë pozicionin e saj, por jam i bindur se fundi [i konfliktit] në fund nuk do të arrihet ushtarakisht”, tha Macron.

“Asnjëra palë nuk mund të mbizotërojë plotësisht, tha Macron. “Sepse efektet e mobilizimit nuk janë aq të mëdha sa pritej dhe kanë kufizime kapacitetesh.”, shtoi më tej lideri francez. Macron përsëriti se Ukraina tani ka nevojë për një ofensivë ushtarake për ta rikthyer Rusinë në tryezën e bisedimeve.

Megjithatë, ai nuk beson se Rusia duhet të sulmohet në tokën e saj, siç kanë sugjeruar disa. “Mbi të gjitha, këta vëzhgues duan të shtypin Rusinë. Ky nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë qëndrimi i Francës.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI