Flash

E kishte kthyer lokalin në biznes droge, arrestohet 46 vjeçarja në Durrës

Lapsi.al 19 February 2023
E kishte kthyer lokalin në biznes droge, arrestohet 46 vjeçarja

Një 46 vjeçare nga Durrësi është arrestuar nga policia pasi e kishte kthyer lokalin në biznes droge. Gjatë kontrolleve nga policia në lokalin e 46 vjeçares, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në ambiente të ndryshme në këtë qark, për të cilat sigurohet informacion nga inteligjenca informative, se mund të vihen në dispozicion të paligjshmërive të ndryshme, kanë konstatuar dhe goditur një rast të përshtatjes së një lokali, për përdorim droge. Për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja A. S., 46 vjeçe, banuese në Durrës. Gjatë kontrolleve të ushtruar nga shërbimet e Policisë, ndaj kësaj shtetaseje dhe në lokal, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, njofton policia.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës. Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri t...

19:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI