Flash

Dita e sotme do të ketë më shumë diell, temperaturat shkojnë deri në 20 gradë

Lapsi.al 19 February 2023
Dita e sotme do të ketë më shumë diell, temperaturat

Evropa Juglindore vijon të jetë në ndikimin e Anticiklonit duke sjellë rryma ajri të ngrohta nga Mesdheu duke mbajtur një regjim klimatik të butë në territorin e Shqipërisë në fillimin  e javës.

E Diel, data 19 Shkurt 2023

Moti do të jetë me  kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi shtim të vranësirave mesatare deri të dendura në zonën veriperëndimore. Era do të jetë e lehtë Jug-Perëndim  me shpejtësi 6 m/sek dhe dallgëzim të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       0/17°C

Zona e ulët         -1/20°C

Zona bregdetare 9/18°C

Kosova, e Diel data 19 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës , kthjellime të pakta . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 2 C° në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje  13°C – 16°C .

E Hënë, data 20 Shkurt 2023

Moti do të jetë me vranësira dhe prani të mjegullës në mëngjes përgjatë bregdeti, më tepër kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     1/17°C

Zona e ulët         2/21°C

Zona bregdetare 9/18°C

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në një zonë detare në veri të Kretës. Epiqendra e tërmetit ndodhet 44 kilometra në veri t...

19:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI