Flash

Vlorë/ Shpërndante lëndë narkotike në doza, arrestohet 22-vjeçarja

Lapsi.al 18 February 2023
Vlorë/ Shpërndante lëndë narkotike në doza, arrestohet

Është arrestuar nga policia në Vlorë, një qytetare 22-vjeçare me inicialet G.M. Ajo shpërndante lëndë narkotike në doza. Gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e gatshme për shitje. Blutë nisën procedimin për 20-vjeçarin E.Q që u konstatua me një sasi të vogël lënde narkotike.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e qytetares G.M u gjet dhe një peshore elektronike.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, konstatuan dhe goditën një rast tjetër në këtë fushë.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasja G. M., 22 vjeçe, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 20 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin me drejtuese 22-vjeçaren dhe ku ishte pasagjer shtetasi E. Q. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, të gatshme për shitje, si dhe u konstatua 20-vjeçari me një sasi të vogël lënde narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u ushtrua kontroll në banesën e shtetases G. M., ku u gjet një peshore elektronike që i shërbente veprimtarisë kriminale të ndarjes së lëndës narkotike në doza, me qëllim shitjen.

Të këshilluara

Flakët shkrumbojnë shtëpinë në Kolonjë

Ditën e sotme është përfshitë nga flakët një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë. Dëmet materiale janë të shumta, ndërkohë që fatmirësisht falë ndërhyrjes së zj...

15:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI