Flash

Zjarrfikësit turq gjejnë 2 milionë USD pranë një personi në rrënoja

Lapsi.al 17 February 2023
Zjarrfikësit turq gjejnë 2 milionë USD pranë një

Zjarrfikësit turq, të cilët u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, i cili u godit nga tërmetet dorëzuan në polici rreth 2 milionë dollarë. Ata u thanë forcave të rendit se duke gërmuar në vendin e shembur Ayşe-Mehmet Polat gjetën para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.

Në momentin që nisën të nxirrnin paratë, zjarrfikësit e filmuan gjithçkaje celular dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë. Të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, ata i dorëzuan paratë tek një stacion policie. Shefi i Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, Cafer Yılmaz, tha për Anadolu Agency se ata hasën shpesh në situata të tilla.

“Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja. Më pas aty mbetën mallra të shumta. U gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Zjarrfikësit fillimisht shpëtuan jetët dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën.

Ndodheshim në një pallat të shembur në qendër të qytetit. Prej aty i dërguam policisë 2 milionë dollarë. Kjo tregon disponimin e zjarrfikësve. Ka pasur shumë incidente të tilla. Ky është vetëm një. Të gjitha gjërat që shohim ne i dorëzojmë në polici. Është ditë solidariteti dhe uniteti" – tha ai.

Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.

“I kemi dorëzuar plaçkat e qytetarëve që ndodheshin nën rrënoja, pasi u shpëtuam fillimisht jetën. Në fakt, është një ngjarje e zakonshme që ne të gjejmë para” – tha ai. "Personi që nxorëm kishte shumë dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje. I dorëzuam me procesverbal. Të gjithë ata që punuan atje na treguan dashuri” - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI