Flash

Policia te biznesi i Shehajt/ Meta: Qëllimi i Ramës, intimidimi i deputetit

Lapsi.al 17 February 2023
Policia te biznesi i Shehajt/ Meta: Qëllimi i Ramës, intimidimi i

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas denoncimit në media për sumin e katërt të Policisë së Shtetit në biznesin e deputetit të PD-së Agron Shehaj.

Lexo më tej: Agron Shehaj publikon VIDEO-n: Policia e Ramës sulmon bizneset e mia për herë të katërt 

Në postimin e tij në Facebook, Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

"Ndërkohë që shpall ministrat e tij si "investitorë strategjikë" dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së "Rilindjes" terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës", shkruan Meta.

Reagimi i kryetarit të Partisë së Lirisë: 

Sulmet politike dhe terrori policesk i Edi Ramës kundër bizneseve të ndershme, të identifikuara nga patronazhistët si mbështetëse të opozitës janë një tjetër dëshmi e arbitraritetit dhe paligjshmërisë të bandës së "Rilindjes".

Ndërkohë që shpall ministrat e tij si "investitorë strategjikë" dhe u fal gjobat e taksat e shqiptarëve oligarkëve dhe klientëve të tij, për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa vendim gjykate, falangat e Policisë së "Rilindjes" terrorizojnë bizneset e deputetit të PD, Agron Shehaj me qëllim për të intimiduar dhe shantazhuar një zë kurajoz të opozitës.

Duke dënuar me forcë këtë sjellje arbitrare të përsëritur, i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë urgjentisht nga sulmet e paligjshme ndaj bizneseve të ndershme.

Të vendosur në betejën për mbrojtjen e interesit qytetar, të bizneseve të ndershme dhe shporrjen me çdo çmim të këtij regjimi mafioz! ✌️??

Të këshilluara

Aksidentet rrugore u ulën në janar

Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-it. Të dhënat e Institutit të Statistikave t...

14:33

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI