Flash

Nga droga te pastrimi i parave dhe dhuna në familje, 10 të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 17 February 2023
Nga droga te pastrimi i parave dhe dhuna në familje, 10 të arrestuar

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona, për vepra të ndryshme penale, që nga pastrimi parave, konflikti dhe dhuna në familje.

Kështu, pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu pas hekurave përfundoi edhe një 37-vjeçare me inicialet F.L., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– I. N., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet një armë gjahu (çifte), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– F. M., 56 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:

– P. Q., 35 vjeç dhe I. Gj., 55 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– A. P., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. G., 36 vjeç, banues në Itali, dhe J. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI