Flash

Kurti takon shpëtimtarët e Kosovës që ndihmuan në Turqi

Lapsi.al 17 February 2023
Kurti takon shpëtimtarët e Kosovës që ndihmuan në Turqi

Kryeministri Albin Kurti, sot, në 15-vjetorin e pavarësisë priti ekipin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim (SHKKSH) që ka operuar për pesë ditë radhazi në ndihmë të autoriteteve turke në operacione të kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit në Turqi.

Ekipi i SHKKSH, siç bëri të ditur zyra e kryeministrit, e njoftoi Kurtin për veprimet dhe përvojat individuale dhe ekipore të ekipit gjatë zhvillimit të operacionit të kërkim shpëtimit në lokacionin Hataya, një nga zonat më të goditura dhe më të dëmtuara nga tërmeti.

Kryeministri Kurti e përgëzoi ekipin për punën dhe suksesin e treguar gjatë operacionit në Turqi dhe i inkurajoi ata të vazhdojnë të kultivojnë frymën e vullnetarizmit, jo vetëm në organizatë, por edhe në shoqëri.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës, Mahir Hasani e falënderoi kryeministrin që pavarësisht angazhimeve për festën e pavarësisë, gjeti kohë të mirëpres dhe takojë ekipin e SHKSHK.

Në këtë takim, Kurti u shoqërua nga Kolonel Ejup Maqedonci, oficer i FSK me përvojë të gjatë në fushën e kërkim shpëtimit.

Ekipi kosovar i kërkim shpëtimit gjatë ditëve sa ka operuar në zonën e Hataya, u ka shpëtoi jetën e dy vajzave, njërës 3-vjeçare dhe tjetrës 26-vjeçare.

Autoritetet turke dhe ekipet tjera ndërkombëtare kanë vlerësuar lart profesionalizimin dhe vetëmohimin e treguar të ekipit të SHKKSH gjatë kryerjes së operacioneve të kërkim-shpëtimit.

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim është një organizatë vullnetare që njihet për aktivitete të ndryshme të kërkimit dhe shpëtimit në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Gjatë qëndrimin në Turqi, ata kanë bashkëpunuar ngushtë me kontingjentin e FSK-së atje, i cili po vazhdon angazhimin e tyre në ndihmë të institucioneve turke.

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

Shijak, plagoset me thikë një i ri

Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas. "Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shi...

18:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI