Flash

Gjykata jep masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, avokati: 6 veta në SPAK për një leje shfrytëzimi

Lapsi.al 17 February 2023
Gjykata jep masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit,

Gjykata e Posaçme konfirmoi sot masat e sigurisë për 5 prej të arrestuarve në Dimal, ndërsa ndryshoi masën e sigurisë për njërin prej tyre. Katër nga të arrestuarit janë zyrtarë të bashkisë.

Togat e zeza të GJKKO-së, lanë në arrest me burg, Altin Palin, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës; Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve; Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë.

Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës mbetet në arrest shtëpie siç ishte përcaktuar një masë e tillë në mungesë, ndërsa ndryshon masa për Agim Çunin, Specialist i Emergjencave, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Avokati Saimir Vishaj duke folur pas seancës gjyqësore për Ora News, tha se është absurde që të paraqiten 6 veta në SPAK për një leje shfrytëzimi.

"Gjykata vendosi vazhdimin e paraburgimit për katër nga anëtarët e bashkisë Dimal të cilët kanë dhënë një leje shfrytëzimi për një çati. Për një leje shfrytëzimi në vijnë në SPAK 6 veta, nuk e di".

Zyrtarët e bashkisë Dimal dhe punonjësit e një firme private kishin ngritur një skemë abuzimi e përfitimesh nga korrupsioni.Funksionarët lokalë jepnin leje ndërtimi, por i detyronin qytetarët që për punimet të merrnin kompaninë e tyre të preferuar.

Për çdo leje ndërtimi ata u merrnin qytetarëve nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.Pas hetimeve të SPAK 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë u vunë pranga me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Hetimet që çuan në pranga 4 zyrtarët dhe 2 punonjësit e kompanisë private nisën në vitin 2020.

Asokohë një qytetar që iu prish një biznes privat nga bashkia me pretendimin se do të ngrihej një lulishte, por në të njëjtin vend u ngrit një tjetër godinë, bëri kallëzim penal.

Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë u provua se favorizonin personin tjetër me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie./Ora News

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

Shijak, plagoset me thikë një i ri

Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas. "Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shi...

18:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI