Flash

Gjenden 18 emigrantë të pajetë brenda një kamioni në Bullgari

Lapsi.al 17 February 2023
Gjenden 18 emigrantë të pajetë brenda një kamioni në

Të paktën 18 persona mes të cilëve edhe një fëmijë janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në Bullgari. Lajmi u dha nga qeveria e këtij vendi. Automjeti duket se transportonte ilegalisht rreth 40 emigrantë. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim.

Njerëzit në kamion ishin lënë në të ftohtë, të lagur dhe nuk kishin ngrënë prej disa ditësh, tha ministri i shëndetësisë. Mendohet se ky është incidenti më vdekjeprurës me emigrantë në Bullgari.

Vendi lufton prej kohësh me emigrantë të paligjshëm që përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian nga Turqia. Kamioni, i gjetur pranë fshatit Lokorsko, 20 km në veri-lindje të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje po transportonte ilegalisht emigrantët e fshehur nën disa dru.

Ministri i Shëndetësisë Asen Medzhidiev përshkroi kushtet brenda kamionit. "Ka pasur mungesë oksigjeni për ata që ishin mbyllur në këtë kamion. Ata ishin të ngrirë, të lagur, nuk kanë ngrënë për disa ditë."

14 persona të gjetur të gjallë në kamion. Prej tyre 8 janë në gjendje të rëndë. Ata u dërguan në spital ndërsa 10 persona të tjerë u gjetën të fshehur aty pranë dhe do të dërgoheshin në spital për ekzaminim. Kombësia e emigrantëve nuk bëhet e ditur. Policia po kërkon për trafikantët e qenieve njerëzore që besohet se kanë drejtuar kamionin dhe kanë ikur.

Bullgaria është përballur shpesh me akuza se po abuzon me njerëzit që tentojnë të hyjnë nga Turqia. Azilkërkuesit thonë se janë bllokuar, arrestuar, zhveshur dhe rrahur nga policia vendase. ©LAPSI.al

Të këshilluara

18 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 435 testime, ka 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit 17 Shkurt 2023 – M...

19:51

Digjet një shtëpi në Kolonjë

Një banesë në fshatin Vodicë në Kolonjë u përfshi nga zjarri pasditen e sotme dhe për pasojë në të ka dëme të shumta materiale. Fatmirësisht falë ndërhyrjes ...

18:36

Shijak, plagoset me thikë një i ri

Një i ri është plagosur më thikë në Shijak. Mësohet se ai ka marrë plagë në shpatull pasi është goditur nga pas. "Rreth orës 17:00, në lagjen"Popullore", Shi...

18:21

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI