Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Chiara Ferragni dhe Fedez drejt divorcit?

Lapsi.al 17 February 2023
Chiara Ferragni dhe Fedez drejt divorcit?

Kanë ikur kohët kur Fedez citonte qenin e Chiara Ferragni në këngën e tij "Vorrei ma non posto", duke ngjallur kureshtjen e saj dhe duke filluar të flirtonte me sipërmarrësen dixhitale më të famshëm të Italisë. Ishte viti 2016. Tani, disa vite më vonë, jemi në një pikë ku po pyesim nëse diçka është prishur në ekuilibrin e çiftit.

Heshtja e Fedez vazhdon. Ende nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale të reperit. Asnjë intervistë apo ndërhyrje televizive pas Sanremos. Faqja e Chiarës në Instagram, nga ana tjetër, është mbushur me fotot e më të dashurve të saj: fëmijëve, motrave, prindërve, miqve, kolegëve. Të gjithë përveç Fedez.

Herën e fundit që ata janë parë bashkë, pas debatit në skenën e Ariston, ka qenë në orët e vona të mbrëmjes së 14 shkurtit, kur paparacët i futografuan teksa hynë në një pallat në qendër të Milanos. Duke mbërritur me të njëjtin mjet, një makinë e zezë, presin të hapet dera. Ajo shihet në telefon, kurse ai shumë serioz qëndron në heshtje. Disa thonë se terapisti i çiftit të tyre është në ndërtesën ku ata janë parë, por jo ai që është shfaqur në serialin për jetën e tyre në serialin "Ferragnez". Nga ana tjetër, ka nga ata që hipotezojnë se është selia e një avokati divorci.

Sakaq, gazetarja Guia Soncini konfirmon ndërprerjen e xhirimeve të sezonit të 2 të "The Ferragnez". Më saktë, është një shtyrje. Seriali i suksesshëm kushtuar familjes më të njohur të Italisë duhet të rifillonte në maj, por duket se gjithçka është shtyrë për pas verës.

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e "SAG 2023"

SAG-AFTRA zbuloi  aktorët që do të prezantojnë në ceremoninë e ardhshme, duke përfshirë të nominuarat Emily Blunt (The English) dhe Jessica Chastain (George &am...

15:41

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI