Flash

Berisha-Ramës: Do e krijojmë Komisionin Hetimor për McGonigal dhe ti do të shkosh në burg

Lapsi.al 17 February 2023
Berisha-Ramës: Do e krijojmë Komisionin Hetimor për McGonigal dhe

Me tone të forta ka folur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas intervistës që kryeministri Edi Rama dha dje në emisionin “Opinion”. Në një kohë kur Rama thotë se nuk ka asnjë shans krijimi i Komisionit Hetimor, kryedemokrati Berisha e thotë me bindje se jo vetëm që do t krijohet, por do ta çojë kreun e qeverisë në burg.

"Me një arrogancë absolute Edi Rama deklaron se unë shkoj në parlament kur të dua edhe pse kushtetuta ka përcaktime të qarta për detyrimin e deputetit ndaj parlamentit dhe kryeministrit. Po të kemi parasysh se ky njeri shkon në mbledhje qeverie vetëm kur vendos për vjedhje të mëdha. Nga 48 mbledhje ka shkuar vetëm në 9 mbledhje dhe aty ligjin e bën Belinda. Ai me sms drejton qeverinë, drejton Lindën.Dhe është kthyer Linda-Belinda dhe padroni i tyre pa asnjë normë. Ai është i detyruar të shkojë në mbledhjet e qeverisë vetëm në raste të vecanta. Një kryeministër nuk mund të mugojë kurrë, e nëse kalojnë 6 muaj ai duhet të largohet. Këtu qeveriset me sms, që ai i dërgon Lindës dhe Belindës.

Deklaroi mbrëmë se nuk ka shans të lejoj komision hetimor për një nga aferat që ka tronditur në palcë politikën në SHBA. Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisione. Ky provokon destabilizim të fortë. Ju them qytetarëve kurrë në histori, as në diktaturë nuk ka ndodhur që Byroja e Parlamentit të anulojë ligjet. S'e ka bërë as Byroja politike e Enver Hoxhës.

 Ka vetëm procedurë ligjore. Një grup banditësh pa moral politik u thonë shqiptarëve se Byroja anuloi ligjin e Komisioneve hetimore, jashtë cdo lloj imagjinate. Ligji anulohet vetëm me ligj të parlamentit dhe kurë me vullnet të askujt tjetër. Kur parlamenti miraton një ligj dhe thotë u anulua. Banditizmi politik ndaj qytetarëve dhe Kushtetutës tejkalon edhe Korenë e Veriut sepse dhe në diktaturë procedura zbatohej. Kjo tregon se verbëria, tmerri dhe paniku që ka Edi Rama nga aktet që ka kryer e shtyn atë në cdo veprim, ka humbur menjen dhe kërkon si mi të shpëtoj prapa cdo lloj absurditeti të fshihet, nuk vjen në parlament për ballafaqim por shkon në studio."

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI