Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Zbulohen detaje rreth krizës së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Lapsi.al 16 February 2023
Zbulohen detaje rreth krizës së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly

Së fundmi janë zbuluar detaje rreth raportit të Megan Fox dhe Machine Gun Kelly. Sipas një burimi, edhe pse çifti pati një fundjavë të vështirë në Super Bowl, ata po punojnë për t'i përmirësuar gjërat.

“Megan dhe MGK kanë pasur ulje-ngritje gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, por në fund të fundit, ata kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe një lidhje të thellë”, tha burimi për ET. "Ata kanë ndjenja shumë të forta për njëri-tjetrin, kështu që emocionet e tyre shpesh shfaqen në mënyra intensive."Burimi shton, "Ata po punojnë së bashku me qëllimin që të përpiqen të rregullojnë gjërat dhe të ecin përpara."

Aktorja dhe reperi  u fejuan në vitin 2022. Të martën, dyshja dëshmuan se po punonin për të ndryshuar marrëdhënien e tyre kur u panë në foto nga Daily Mail duke dalë nga një zyrë këshillimi martese, pasi thuhet se kishin kaluar dy orë e gjysmë brenda. Gjatë fundjavës, Fox bëri që fansat të spekulonin se ishte fundi i marrëdhënies së tyre kur ajo hyri në Instagram dhe ndau foto me një mesazh të fshehtë dhe fshiu të gjitha fotot e saj me reperin. Menjëherë pas kësaj,çaktivizoi llogarinë e saj./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Zbulohen prezantuesit e "SAG 2023"

SAG-AFTRA zbuloi  aktorët që do të prezantojnë në ceremoninë e ardhshme, duke përfshirë të nominuarat Emily Blunt (The English) dhe Jessica Chastain (George &am...

15:41

Idris Elba: Nuk do të jem 'James Bond'

Idris Elba ka vendosur zyrtarisht se nuk do të jetë James Bond-i i ardhshëm. Emri i aktorit ka zënë vend në biseda se kush do të ishte agjenti i ardhshëm. Po...

14:57

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI