Flash

Tiranë/ Ngujoi për 6 vite familjen e tij, ekstremisti fetar lirohet nga qelia!

Lapsi.al 16 February 2023
Tiranë/ Ngujoi për 6 vite familjen e tij, ekstremisti fetar lirohet

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Xherxh Laçin, i cili u arrestua pasi mbante familjen te ngujuar. Pas ekspertizës mjekësore gjykata ka vendosur masën 'mjekim i detyrushëm në spital' për të.

Xherxh Laçi mbante të mbyllur dhe dhunonte, prej 6 vitesh me radhë, gruan dhe dy fëmijët e saj të mitur. Dy fëmijët, 15 dhe 17 vjeç, as mund të shkonin në shkollë si të gjithë bashkëmoshatarët. Pasi kishin mbaruar shkollën 9-vjeçare, 50-vjeçari u kishte ndaluar atyre të vazhdonin gjimnazin. Po ashtu, 50-vjeçari e mbante bashkëshorten të ngujuar në shtëpi duke e kërcënuar me thikë, e madje ushtronte edhe dhunë fizike, shpesh duke përdorur edhe shkopinj druri. Familja ishte ngujuar në zemër të kryeqytetit, në zonën e 5 Majit në Tiranë. Mendohet se edhe të afërmit e fqinjët ishin në dijeni të ngujimit, por askush prej tyre nuk ka reaguar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI