Flash

Rritet numri i ndërmarrjeve, por ulen investimet

Lapsi.al 16 February 2023
Rritet numri i ndërmarrjeve, por ulen investimet

Numri i ndërmarrjeve në vitin 2021 është rritur, po ashtu dhe qarkullimi vjetor i tyre, por investimet kanë ardhur në rënie.

Sipas INSTAT, Në vitin 2021, kanë qënë 104.031 ndërmarrje ekonomike aktive duke shënuar një rritje me 1,4 % krahasuar me vitin 2020. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet tregtar kanë zënë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me 38,3 %.

Numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 15.254 të punësuar ose 3,0 %, krahasuar me vitin 2020.

Prodhuesit e shërbimeve zënë 64,0 %, ndërsa prodhuesit e të mirave zënë 36,0 %.

Shitjet neto në vitin 2021 arritën vlerën 2.652 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 23,5 % ndaj vitit 2020. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të shitjeve neto të realizuara duke përbërë 65,1 % të shitjeve gjithsej.

Investimet u ulën me 10,2 % në vitin 2021 dhe arritën vlerën 174 miliardë lekë, në krahasim me 194 miliardë lekë në vitin 2020. Prodhuesit e shërbimeve zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 53,3 % të investimeve gjithsej për 2021.

Prodhuesit e të mirave kanë kontribuar me 0,8 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 0,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve; 10,5 pikë përqindje në shitjet neto dhe -5,7 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Prodhuesit e shërbimeve kanë kontribuar me 0,6 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve; 2,7 pikë përqindje në numrin e të punësuarve; 13,0 pikë përqindje në shitjet neto dhe -4,5 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Sektori i Tregtisë dhe sektori i Energjisë Elektrike kanë kontribuar përkatësisht me 9,1 pikë përqindje dhe 3,7 pikë përqindje në rritjen prej 23,5 % të shitjeve gjithsej.

Prodhimi për të punësuar për vitin 2021 ka qënë 3.188 mijë lekë nga 2.632 mijë lekë për të punësuar rezultuar në 2020. Ky tregues është më i lartë tek prodhuesit e të mirave (4.862 mijë lekë për të punësuar) në krahasim me prodhuesit e shërbimeve (2.248 mijë lekë për të punësuar).

Investimet për ndërmarrje janë ulur me 11,5 % në vitin 2021 krahasuar me vitin 2020, duke arritur vlerën 1.673 mijë lekë.

Ndërmarrjet e prodhimit të të mirave ku përfshihen sektorët e industrisë nxjerrëse, përpunuese, energjisë elektrike, gazit, ujit dhe menaxhimit të mbetjeve si edhe ndërtimi, përbëjnë rreth 34,9 % të shitjeve neto të realizuara.

Sektori me ndikimin më të madh në prodhuesit e të mirave për numrin e ndërmarrjeve aktive (7,0 %).

Shitjet neto (12,0%) dhe numrin e të punësuarve (19,4%) ka qënë sektori i industrisë përpunuese, ndërsa aktiviteti i ndërtimit ka patur ndikim më të madh tek investimet (21,0%).

Në prodhuesit e shërbimeve operojnë 86,8 % e ndërmarrjeve aktive të cilat realizuan 65,1 % të shitjeve neto. Në këtë grup ndërmarrjesh rolin kryesor e zë aktiviteti i tregtisë. Në tregti operojnë 38,3 % e ndërmarrjeve të cilat realizojnë 46,3 % të shitjeve neto gjithsej. Sektori i tregtisë kontribuoi me 9,1 pikë përqindje në rritjen vjetore prej 23,5 % të shitjeve neto. Të punësuarit në tregti zënë 25,2 % të numrit të të punësuarve gjithsej. Në tregti është investuar 20,1 % e vlerës gjithsej të investimeve të kryera në të gjithë aktivitetet ekonomike të mbuluara nga vrojtimi.

Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2021 janë punësuar 519.240 persona. Ndërmarrjet me 50 e  më shumë të punësuar kanë 41,7 % të numrit gjithsej të të punësuarve të cilët realizuan 47,5 % të shitjeve neto dhe 45,6 % të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,3 % të ndërmarrjeve aktive.

Ndërmarrjet me 1-4 të punësuar kanë 27,5 % të të punësuarve gjithsej të cilët kanë realizuar 12,8 % të shitjeve neto. Këto ndërmarrje realizuan 10,1 % të investimeve dhe përbëjnë 85,9 % të ndërmarrjeve aktive./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI