Flash

Rama: Do shkoj në parlament kur ta shoh të arsyeshme

Lapsi.al 16 February 2023
Rama: Do shkoj në parlament kur ta shoh të arsyeshme

Kryeministri Rama thotë se tani e tutje do ta vendosë ai se kur do të shkojë në parlament dhe jo kur ky institucion ta thërrasë. Opozita e kërkon me ngulm prej gati 1 muaji të raportojë për çështjen “McGonigal”, por Rama thotë se i takon atij ta vendosë edhe pse raportimin në Kuvend e ka detyrim kushtetues.

“Do të jem më i angazhuar në punët e përditshme sesa me llafet e përditshme. Jam angazhuar me zell të madh edhe unë në atë parlament që është një hall i madh i publikut. Ndihem edhe unë bashkëfajtor për atë skenë që është larg asaj pritshmërisë së asaj që prej publiku. Unë kam vendosur të jem i angazhuar krejt ndryshe dhe jo si në fushatë elektorale. Unë nuk vendos si duhet të sillet opozita, por unë vendos si duhet të sillem vetë.

(Pasi sheh PS në opozitë kur u frynte birbilave) Kur fola për çfarë fola nuk kisha ndërmend fryrjen e birbilave. Në parlament mund t’i frysh edhe birbilit. Flas për një sjellje të gjatë në atë parlament që është larg sjelljes së edukatës qytetare. Unë do të shkoj në parlament kur ta shoh unë të arsyeshme.

Më vjen realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate në parlament dhe përkundrazi edhe unë jam bërë pjesë e kësaj situate. Për të shlyer sadopak këtë turp unë do të jem i rezervuar me atë parlament.

Unë nuk përjashtoj deputetë. Nuk jam anëtar i komisionit përkatës. Mazhoranca nuk është një trupë që bashkohet për të përjashtuar njerëz, por aty ka një mejahne burrash që lëshojnë çdo gjë të paarsyeshme, por ushtrojnë dhe forcë duke mos lejuar punimet normale” – tha Rama në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI