Flash

NATO do të dërgojë dhjetëra mijëra tenda në Turqi

Lapsi.al 16 February 2023
NATO do të dërgojë dhjetëra mijëra tenda në Turqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca veri-atlantike planifikon të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Nga tërmetet mbi 7 shkallë të Rihterit, që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë, kanë vdekur mbi 39.000 persona.

Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është duke ndërtuar streha të përkohshme dhe planifikon të dërgojë “dhjetëra mijëra tenda” në Turqi në ditët dhe javët në vijim.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara.

“Kjo është kastrofa natyrore më vdekjeprurëse në territorin e aleancës prej kur është themeluar NATO-ja”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se NATO-ja do të përdorë “kapacitetet e saj strategjike” për të dërguar ndihmë.

Vetëm në Turqi, më shumë se 50.000 ndërtesa janë shkatërruar apo dëmtuar rëndë, si pasojë e dridhjeve të tokës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI