Flash

Mister fati i Talo Çelës, zbulohet konflikti me “Grupin e Dubait”

Lapsi.al 16 February 2023
Mister fati i Talo Çelës, zbulohet konflikti me “Grupin e

Vijon të mbetet mister fati i të shumëkërkuarit Talo Çela, i shpallur në kërkim për disa vepra të ndryshme penale.

Burime policore për Panorama TV kanë treguar një tjetër pistë që mund të lidhet me fatin e tij. Dyshohet se përgjatë kohëve të fundit, Çela ishte përfshirë në një konflikt me të ashtuquajturin “Grupi i Dubait”.

Kohët e fundit, Çela kishte nisur të hartonte një plan që të ruhej prej tyre dhe dyshohet se ka nisur të krijojë grupin e vet.

Ai është tërhequr duke shkëputur lidhjet me pjesëtarët e këtij grupi, në mënyrë që ata të mos e eliminojnë.

Këto mbeten informacione policore të siguruara në rrugë operative nga ekipet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe asaj të Policisë së Elbasanit.

Çela është i dyshuari kryesor për një sërë vrasjesh dhe grabitjesh të ndodhura në vend, përfshirë edhe grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Emri i tij doli edhe në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili e implikon atë në disa krime të rënda.

Për kapjen e Talo Çelës, deri më tani kanë dështuar më shumë se 20 operacionit të kryera nga forcat RENEA, të cilat janë kryer në territore të ndryshme të Shqipërisë, aty ku ka pasur informacione se fshihej i shumëkërkuari.

Të këshilluara

Aksident me dy të plagøsur në Fushë Krujë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotme në kryqëzimin e Niklës, në Fushë-Krujë. Sipas njoftimi të policisë nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar...

12:07

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI