Flash

“McGonigal”/ Rama: S’ka shanse të ngrihet Komision Hetimor ndaj meje

Lapsi.al 16 February 2023
“McGonigal”/ Rama: S’ka shanse të ngrihet Komision

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen McGonigal. I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se opozita nuk ka asnjë të drejtë që të përdorë Kuvendin për ta kthyernë hapësirë manipulimi dhe propagandë pa asnjë baza. Rama tha se nuk do pranoje ngritjen e nje komisioni hetimor ne Parlament. 

“Jo jam i pafajshëm, po s’kam lidhje fare. Nuk keni arritur në pikën që unë të pretendoj që ju merreni me trafik droge dhe unë dua t’ju hetoj. Nuk jemi në këtë pikë. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës. Që ngrihej akuza dhe pastaj mblidheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur sepse ky është një abuzim ekstrem me gjithçka, me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale.

Të marrësh zvarrë njerëzit duke tundur atë dhe duke u thënë që këtu ka një skandal të madh…Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor”, ka deklaruar ai.

Rama është pyetur lidhur me praninë e Agron Nezës në pritjen e mbajtur në OKB, (foto lart kryesore) me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Shkurt të vitit 2022. Është pikërisht ky momenti, kur Kryeministri ka mbajtur edhe fjalimin e tij në këtë event.

“Ka patur 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin të tjerë me vete. Kanë qene njerëz nga komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur pafund të ftuar. Nuk mbaj mend nëse e kam takuar ose jo këtu, nëse i kam dhënë dorën apo jo”, - u shpreh Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI