Flash

"McGonigal"/ Lubonja: Rama ka blerë arbitrin ndërkombëtar

Lapsi.al 16 February 2023
"McGonigal"/ Lubonja: Rama ka blerë arbitrin

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me rastin “McGonigal” dhe lidhjen e kryeministrit Rama me të. Në një intervistë për "Open", Lubonja tha se Rama ka neutralizuar "arbitrin ndërkombëtar" duke korruptuar palën amerikane, ndërsa shtoi se opozitës i mbetet vetëm të protestojë paqësisht sepse kanë frikën e ndërkombëtarëve.

“Unë desha ta shpreh thelbin duke cituar një ekspert në shkrimin e Washington Post. Ai përmendte edhe reformën në drejtësi dhe tha se në vendet e Ballkanit vijnë shumë nga këta të huajt, por ajo që ndodh është se në vend që të luftojnë për të ndërtuar shtetin e së drejtës bëhen pjesë e lojës.

Kjo që ka bërë Rama është të neutralizojë arbitrin ndërkombëtar duke e blerë e duke e korruptuar. Heshtja e Yuri Kim është skandaloze. Nuk e di çfarë korruptimi ka përdorur. Ne çfarë na ngelet. Në vend i ka të gjitha institucionet, opozitës i ngelet protesta paqësore sepse ka frikë ndërkombëtarët.

Përdoret fjala revolucion, por për mendimin tim Shqipëria si është katandisur ka vërtet nevojë për një revolucion, po jo të heqë Ramën por të rregullojë gjithçka e çdo institucion, krimin e organizuar ta luftojë, etj. E vetmja shpresë është një revolucion nga shqiptarët që më duket me pak gjasa ose të shkëputet kredibiliteti që ka krijuar Rama, të ketë një goditje që ta braktisin amerikanët.

Opozita duhet të jetë më e fortë, të protestojë edhe te ambasada amerikane. Ai ble ca njerëz dhe mjafton t’i kthejë amerikanët të bëhen palë. Nuk ka ndodhur vetëm këtu, është bërë stil kjo punë. Si Katargate, ku paguheshin zyrtarët e lartë evropianë. Politikanët sot përdorin pushtetin për të fituar dhe Rama e ka shfrytëzuar këtë në mënyrë inteligjente dhe të paturpshme, por në botë ka shumë të paturpshëm, nuk janë këta perëndimorët të kulluar”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI