I vetmi rast kur familjarët e Ervis Martinajt kanë dhënë një version për zhdukjen e 41-vjeçarit është intervista e datës 29 Nëntor të vitit të kaluar për gazetaren Odeta Dume në Report Tv. Xhaxhai i tij, Faik Martinaj pretendon se për të zhdukur nipin e tij u organizua një komplot, ku u bënë bashkë krimi dhe policia, biznesi dhe politika. I bindur se nipin ia kanë ekzekutuar, Faik Martinaj kërkoi një varr për nipin e tij. “Hasmi të vret, nuk e zhduk kufomën” tha ai.
Pritej që policia dhe prokuroria të vinin nën presion kundërshtarët e Ervis Martinajt, por ndodhi e kundërta. Çuditërisht, presioni u shtua ndaj familjes së të zhdukurit.
HESHTJA E JETON LAMIT
[caption id="attachment_801265" align="alignnone" width="800"]
Ervis Martinaj dhe Jeton Lami, efektivi i Operacionales qe e shoqeronte deri diten e fundit[/caption]
Drejtësia nuk ka mundur ta sigurojë rrëfimin e njeriut kyç në historinë e zhdukjes së Ervis Martinajt. Ai është Jeton Lami, efektivi i operacionales që e shoqëroi deri në momentin e fundit, Ervis Martinajn. Lami mbetet ende sot çelësi që mund të zbërthejë misterin, por prej muajsh ai refuzon të flasë.
Në fakt, pasi u arrestua në 24 Gusht, Jeton Lami pranoi të takohet vetëm me një njeri, Drejtorin e atëhershëm të Policisë, Gledis Nano. Për disa orë, ata qëndruan bashkë në qeli dhe Nano dëgjoi me veshët e tij gjithçka që dinte Jeton Lami. Mësoi jo vetëm për hasmëritë e Martinajt, por edhe për destinacionin e tij të fundit dhe çka është më e rëndësishme, u njoh me emrat e shefave të policisë që ishin në listë-pagesën e Ervis Martinajt.
Lexo edhe: Xhaxhai i Ervis Martinajt: Ideatori i zhdukjes Edi Rama, me 6 banda kriminale!
Lexo edhe: Prapaskenat/ Pse hyri policia në shtëpitë e Martinajve
Lexo edhe: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama?
Fill pas arrestimit dhe rrëfimit jozyrtar të Jeton Lamit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shkarkua nga detyra. Shkarkimi erdhi pas përplasjes publike me kryeministrin Rama që më vonë tregoi: “Ai ma kishte konfirmuar mua dorëheqjen. Iu kërkua dorëheqja sepse situata e kohës së fundit ishte problematike. Kjo kërkonte një ndryshim të lidershipit të saj në krye të policisë së shtetit”.
SPECIALET NË SHTËPINË E MARTINAJVE
[caption id="attachment_801262" align="alignnone" width="520"]
Forcat speciale duke hyre ne shtepine e familjes Martinaj ne Fushe Kuqe[/caption]
Natën e Krishtlindjeve, duke u zbardhur data 26 Dhjetor, FNSH dhe RENEA kryen disa kontrolle të befasishme në 3 banesa dhe në disa ambiente në Fushë Kuqe, në pronësi të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.
Aty u gjetën 2 armë automatikë, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme. Policia tha se armët i gjeti të fshehura në kosheret e bletëve.
Nuk pati asnjë arrestim, por kontrolli i forcave speciale ngriti edhe një herë hamendësimet nëse Martinaj është gjallë apo ka vdekur? Spekulimet ishin se policia dyshonte për një kthim të tij në shtëpi natën e Krishtlindjeve.
KONTROLLI I VILAVE NË SURREL
[caption id="attachment_801263" align="alignnone" width="640"]
Foto ilustruese, Ervis Martinaj në oborrin e një restoranti në Tirane pak minuta para vrasjes se Enton Nikës[/caption]
Dy javë më pas, në Janar të këtij viti u zhvillua një aksion tjetër për kontrollin e dy vilave ku kishte jetuar familja e Ervis Martinajt para se ai të zhdukej. Bëhet fjalë për dy shtëpi në Surrel, disa metra pranë banesës së kryeministrit Edi Rama.
Forcat speciale të RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nuk gjetën asnjë familjar i të zhdukurit Martinaj, por një person tjetër që pretendonte se kishte në pronësi banesën.
Aty u gjet një pasaportë e falsifikuar Kosovës, nën emrin Admir Koca, por me fotografi të biznesmenit Ervis Martinaj.
SEKUESTRIMI I PASURIVE

Kur janë bërë gati 6 muaj nga zhdukja e Martinajt, SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të të zhdukurit, një goditje tjetër e fortë për familjen që pret të gjendet 41-vjeçari.
Pasuritë e sekuestruara janë të shumta, që nga sipërfaqe toke, shtëpi, makina, shuma parash etj.
Sekuestrimi i tyre bëhet në bazë të thënieve të vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit, që ka thënë se Martinaj ishte gati t’i paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.
A PO E KËRKON SHTETI ERVIS MARTINAJN?
Nëse sheh në vijimësi veprimet e policisë dhe të prokurorisë për çështjen Martinaj dallohet se përqëndrimi i goditjes është orientuar ndaj familjes Martinaj. Aksionet e forcave speciale dhe veprimet e prokurorisë tregojnë se në shënjestër nuk janë grupet kriminale që ishin në hasmëri me Martinajn, por vetë familja e tij. Ndërkohë kërkimet për 41-vjeçarin, janë harruar pas largimit të Gledis Nanos nga policia.
Në Dhjetor të vitit të kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët mbi këtë çështje. “Policia e Shtetit është në rrugë të mbarë për hetimin e rastit” u shpreh ai.
Por hapat që ka ndërmarrë policia dhe prokuroria deri tani, vënë në dyshim faktin, nëse shteti kërkon të vërtetën apo po përdor të gjitha mënyrat për ta varrosur atë?/Lapsi.al
https://lapsi.al/2022/09/21/dalin-pamjet-shfaqja-e-fundit-ne-publik-e-ervis-martinajt-video/