Flash

Hetimet ndaj Trump/ Pence njofton se do të kundërshtojë deri në Gjykatën e Lartë thirrjen për të dëshmuar

Lapsi.al 16 February 2023
Hetimet ndaj Trump/ Pence njofton se do të kundërshtojë deri

Ish-nënpresidenti Mike Pence tha se do të kundërshtojë një thirrje nga prokurori i posaçëm për hetimet ndaj ish-presidentit Donald Trump që do ta detyronte atë të dëshmonte përpara një jurie të madhe, duke thënë se nëse është e nevojsshme do të shkojë deri në Gjykatën e Lartë.

Prokurori i posaçëm Jack Smith, i emëruar nga Departamenti i Drejtësisë, po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në ditët para 6 janarit 2021, zoti Trump bëri presion ndaj zotit Pence që ta përmbyste rezultatin, megjithëse zoti Pence nuk kishte kompetenca për ta bërë një gjë të tillë. Zoti Pence ishte në Kapitol kur mbështetësit e zotit Trump hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit.

“Së pari më lejoni të jem i qartë: Unë do ta kundërshtoj thirrjen e Departamentit të Drejtësisë të zotit Biden që të paraqitem para jurisë së madhe sepse besoj se është jokushtetuese dhe e paprecedentë,” u tha zoti Pence gazetarëve në Ajova, shteti ku mbahen garat e para brenda partisë për zgjedhjet e vitit 2024.

“Asnjëherë më parë në historinë amerikane nuk është thirrur një nënpresident për t’u paraqitur në gjykatë për të dëshmuar kundër presidentit me të cilin ka shërbyer,” tha ai.

Zoti Pence tha se ishte gati ta çonte çështjen deri në Gjykatën e Lartë nëse është e nevojshme.

Reagimi shënon një kthesë agresive për zotin Pence, i cili pritet të kandidojë për postin e presidentit. Ky qëndrim përfaqëson një goditje ndaj Departamentit të Drejtësisë, që është vënë gjithnjë e më shumë në shënjestër nga konservatorët, pjesërisht për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj zotit Trump. /VOA

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI