Flash

Berisha para protestuesve: Parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar

Lapsi.al 16 February 2023
Berisha para protestuesve: Parlamenti është kthyer në bunker

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve. Berisha tha se parlamenti është kthyer në bunker të fjalës së ndaluar. Ai ka akuzuar qeverinë se po futet në xhepat e qytetarëve. Po ashtu, kryedemokrati thekson se anëtarët e mazhorancës i urrejnë qytetarët dhe i takojnë vetëm një herë në 4 vite kur duan votën.

“Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Ju protestoni këtu sot për çdo shqiptar. Protestoni për çdo njeri i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë dhe jo bunkeri i fjalës së ndaluar. Ju protestoni sot për çdo shqiptar, i cili beson pavarësisht se për cilën forcë politike ka votuar. Beson se aty në parlament, ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë.

Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëgjojnë për një mori të pafundme aferash dhe duan të dinë të vërtetën e vjedhjeve të këtyre qeveritarëve, protestoni për të gjithë ata shqiptarë, të cilët pavarësisht nga bindjet politike shkëpusin nga vetja bijtë e zemrës dhe i nisin në vendet e huaja. Ju protestoni sot për të gjithë shqiptarët që duan të besojnë se Shqipëria është vend i bekuar. Ky është revolucioni i shqiptarëve, jo i PD.

Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? Shumë thjesht, çdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur. Nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë. Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, taksat tona, këta vjedhin natën e ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë e muaj. Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje, i urrejnë qytetarët. Asnjëherë s’takohen me qytetarët”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI