Flash

Al Qaeda - ‘Zgjidhet’ kreu i ri i kush do ta drejtojë organizatën

Lapsi.al 16 February 2023
Al Qaeda - ‘Zgjidhet’ kreu i ri i kush do ta drejtojë

Saif al Adel, një shtetas egjiptian që jeton në Iran, është bërë kreu i ri i Al Qaeda pas vdekjes së Ayman al Zawahiri në korrik të 2022-shit.

Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit. “Vlerësimi ynë është në të njëjtën linjë me atë të Kombeve të Bashkuara; lilderi i ri i Al Qaeda jeton në Iran”, ka deklaruar zëdhënësi.

Adel, 62 vjeç, është një ish-nën kolonel i forcave speciale egjiptiane, i përket radhëve të vjetra të grupit terrorist dhe ka stërvitur edhe disa nga autorët e sulmeve të 11 shtatorit.

Ai ka qenë në Iran që prej vitit 2002 ose 2003, në fillim në arrest shtëpie, por më pas i lirë për të zhvilluar udhëtime në Pakistan.

Sipas Ali Soufan, ish-hetues i anti-terrorit të FBI-së, Adel është një ndër ushtarakët profesionistë me më shumë eksperiencë në radhët e lëvizjes së xhihadit dhe ka marrë pjesë në shumë beteja.

“Kur ai vepron, e bën këtë me një efikasitet të pamëshirshëm”, ka thënë ish-oficeri i FBI-së.

Mbi kokën e kryeterroristit, administrata amerikane ka vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI