Flash

Zbulohet lista e pasurive të Ervis Martinajt të sekuestruara nga SPAK

Lapsi.al 15 February 2023
Zbulohet lista e pasurive të Ervis Martinajt të sekuestruara nga SPAK

Zbulohet lista e pasurive që SPAK ka kërkuar të sekuestrohen në emër të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.

Mësohet se Policia e Shtetit ka nisur prej mëngjesit të 15 shkurtit, ekzekutimin e urdhrit të sekuestrove të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

Në listë bie në sy sekuestrimi i një kazionoje me aksione 100% të Martinajt, disa shoqëri, automjete luksoze, truall, ulliste, ara, si dhe llogari kursimi për fëmijë.

LISTA E PASURIVE QE SPAK KA KERKUAR TE SEKUESTROHEN, NE EMER TE ERVIS MARTINAJT DHE FAMILJAREVE TE TIJ

Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj

50 % të aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” në emër të Ervis Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MATI UNION” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj

Subjekti “Ervis Martinaj”

Shoqëria “REAL FENIX” ku aksionere është 100% Roberta Martinaj

Subjekti “Drenica Martinaj”

Subjekti “V.K”

Shoqëria “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

21% e aksioneve dhe aseteve te shoqëria “S.P.E Gjadër” të zotëruara nga “S.P.E Energy” shpk ku aksioner është 100% V.K

Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj

Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një automjet BMW, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj

Një pasuri me sip.82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj

Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj

Një ullishte me sip.9 800 m2, në Dobresh, Tiranë

Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë me sip.7 000 m2 në Patok

Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip.12 145 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip.1 973 m2

Arë në Patok, Kurbin me sip. 7050 m2

Arë dhe truall me sip.1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Arë me sip.1. 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin

Truall dhe ndërtesë me sip.300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 2. 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin

Arë dhe ndërtesë me sip.410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj

Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato

Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip.105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja

Ullishte 2000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi

Pasuri aktualisht ne pronësi te shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj.

Llogari kursimi për fëmijë

Të këshilluara

Oficeri i policisë dhunon qytetarin (VIDEO)

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat ...

12:56

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI