Flash

Shpërndanin droga të forta në doza, dy të arrestuar në Shkodër

Lapsi.al 15 February 2023
Shpërndanin droga të forta në doza, dy të arrestuar në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi shpërndanin droga të forta nëpër ambiente të ndryshme. Pas kontrollit në automjetit me të cilin udhëtonin, policia gjeti disa doza kokaine. Në pranga kanë rënë E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve, vihen në pranga 2 shtetas që shpërndanin droga të forta në doza.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, Policia ka gjetur doza kokaine, të cilat këta shtetas do t’i shitnin në qytetin e Shkodrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të planit të masave për kapjen dhe ndalimin e shtetasve që ushtrojnë aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke u bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë vijuar kontrollet në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër. Si rezultat i kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Dh., 42 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër dhe S. D., 22 vjeçe, banuese në Shkodër.

Në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin E. Dh. dhe pasagjere shtetasen S. D. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjet është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një përforcues grushti (dorezë metalike), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin droga të forta në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI