Flash

Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministre e Skocisë

Lapsi.al 15 February 2023
Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministre e Skocisë

Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh. Liderja e Partisë Kombëtare Skoceze pritet të bëjë njoftimin në një konferencë për shtyp të organizuar  në Edinburg.

Nuk mendohet se largimi i saj do të jetë i menjëhershëm, duke lënë kohën e nevojshme që të zgjidhet pasardhësi. Ish-deputeti i SNP-së,(Partia Kombëtare Skoceze) Stephen Gethins tha se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga lajmi.

Sturgeon mori drejtimin e Partisë Kombëtare Skoceze nga Alex Salmond pas referendumit të pavarësisë së Skocisë në vitin 2014. SNP kishte bërë fushatë për pavarësinë e Skocisë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Sturgeon tha se i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar si një tjetër “referendum de facto”.

Sturgeon tha në konferencën e partisë në Perth të vitit 2014 se udhëheqja e partisë ku ajo iu bashkua si adoleshente ishte privilegji më i madh i jetës së saj.

Udhëheqësi i Liberal Demokratëve Skocezë tha se Skocia po përballet me “shumë sfida” dhe i bëri thirrje SNP-së që “të rivendosë stabilitetin” pas dorëheqjes së Sturgeon.

Por sot “nuk është një ditë për sulme politike”, tha Alex Cole-Hamilton për BBC News. Deputeti i SNP-së, Stewart McDonald, ka bërë gjithashtu keqardhjen  për lideren e partisë Nicola Sturgeon.

Ndërkohë Alison Thewliss, deputetja e SNP-së për Glasgow Central dhe zëdhënësja e çështjeve të brendshme të partisë, ka shprehur zhgënjimin e saj për dorëheqjen e Nicola Sturgeon.

“Absolutisht e mërzitur për këtë. Nicola ka qenë një lidere e jashtëzakonshme,” shkroi ajo në Twitter.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Rumani

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka tronditur Rumaninë sot pasdite, dridhja e dytë me forcë të ngjashme që frikëson vendin brenda 24 orëve. Në të dyja rastet nuk jan...

19:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI