Flash

Frika nga tërmetet, IGJEUM po përditëson hartat sizmike

Lapsi.al 15 February 2023
Frika nga tërmetet, IGJEUM po përditëson hartat sizmike

Shqipëria ashtu si vende të tjera fqinje është pjesë e një rajoni me aktivitet të lartë sizmik. Si rrjedhojë edhe niveli rrezikut në rast lëkundjesh të forta është i tillë. Pamjet e tërmetit të vitit 2019 janë ende të freskëta në memorien e gjithëscilit.

Pas ngjarjes ekspertë vendas dhe të huaj, apeluan për nevojën e hartave të përditësuara sizmike dhe të eurokodeve. Ato janë mjaft të rëndësishme për të orientuar institucionet për masat e duhura që duhet të udhezojnë në të ardhmen.

Eurokodet janë gjithashtu pjesë mjaft e rëndësishme të një blloku standardesh që ndihmojnë në bashkejetesen me lëkundjet e tokës në rajonin ku jetojmë. Cilësia në ndërtim në shumë raste ka cuar në humbje jetësh ne raste tërmetesh. Te tilla ka patur ne Shqipëri dhe se fundmi edhe Turqi ku termeti shkaterrimtar vijon te fryje bilancin e viktimave.

Pas lekundjeve te termetit ne 2019 u kryen dhejetar arresime ne Shqiperi per shkak te shperdorimit te detyres qe kryesisht kishin lidhje me lejimin e ndertimeve ne zona te ndaluara apo shkeljen e cileswise ne ndertim.

Edhe ne Turqi, pas termetit te 6 shkurtit jane arrestuar qindra inxhiniere dhe zyrtare te cilet do te mbajne pergjegjesi perpara ligjit. Harta sizmike dhe eurokodet ne Shqipëri po përditesohen se fundmi në një botim te ri shkencor nga Instituti i Gjeoshkencave.

Ato do te përcaktojne nje marrëdhnie te re bashkëpunimit midis shkences dhe institucioneve, standardet me te cilat duhet te punohet ne ndertimin dhe vendodhjet ku duhet te lejohet te zhvillohet ky sektor./ABC

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një person në Gjirokastër

Gjendet i pajetë 53-vjeçari në Gjirokastër. Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet E. Xh., u gjet në lagjen “11 Janari”.  Nga këqyrja paraprake e trupit nuk ja...

18:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI