Flash

Dhunoi të riun me precedentë penalë, pezullohet nga detyra polici

Lapsi.al 15 February 2023
Dhunoi të riun me precedentë penalë, pezullohet nga detyra polici

Pas publikimit të videos ku shfaqet një oficer policie duke rrahur një të ri, mësohet se Gj.R. është pezulluar nga detyra në Drejtorinë Vendore të Policisë të Korçës. Ngjarja ka ndodhur dy javë dy javë më parë. Mësohet se i riu në video është arrestuar prej disa ditësh për përdorim dhe shitje narkotikësh. Ai është identifikuar si Ervin Norolla. Norolla është arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe ndodhet në burgun e Drenovës. Mësohet se policia i gjeti 50 gramë heroinë.

Për efektivin që e dhunoi ndërkohë ka nisur një hetim nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI