Flash

Dëme kolosale nga tërmeti, mbi 50 mijë ndërtesa duhet të shemben në Turqi

Lapsi.al 15 February 2023
Dëme kolosale nga tërmeti, mbi 50 mijë ndërtesa duhet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Urban dhe Ndryshimeve Klimatike i Turqisë, Murat Kurum pohoi se janë 50.576 ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti të cilat duhet të prishen pa humbur kohë. Sipas rezultateve të vlerësimit të dëmeve, qeveria ka inspektuar 387,346 ndërtesa në 10 provincat e vendit dhe 279,655 prej tyre janë ndërtesa të dëmtuara lehtë ose jo të dëmtuara, tha ai, raportojnë mediat turke.

Ai theksoi se operacioni  për të prishur banesat e r e dëmtuara do të nisë shpejt, ndërkohë u zotua se të rejat do jenë më të sigurta.

“Do të prishim shpejt atë që duhet të prishet dhe do të ndërtojmë ndërtesa të sigurta”, citohet të ketë thënë më tej ministri.

Janë 35,418 vdekjet e raportuara tashmë, numër ky i cili ka tejkaluar tërmetin masiv i Erzincanit në vitin 1939, që vrau rreth 33,000 njerëz. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha gjithashtu se ka nevojë për zbatim më të rreptë të rregulloreve të ndërtimit në vend. Në Siri numri i vdekjeve arriti në 5,814, sipas shifrave të fundit dhe në total në të dyja vendet numërohen mbi 41 mijë jetë të humbura.

Të këshilluara

Tërmet i fuqishëm në Rumani

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka tronditur Rumaninë sot pasdite, dridhja e dytë me forcë të ngjashme që frikëson vendin brenda 24 orëve. Në të dyja rastet nuk jan...

19:02

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI