Flash

"Bandat një hap para policisë", Financial Times shkruan për kamerat e krimit në Shqipëri

Lapsi.al 15 February 2023
"Bandat një hap para policisë", Financial Times shkruan

Bandat janë një hap para policisë së shtetit. Me këtë titull e ka nisur “Financial Times” artikullin kushtuar kamerave spiune të vendosura nga rrjetet krimnale në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë.

Gazeta amerikane shkruan se rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit, për të studiuar lëvizjet e rivalëve të tyre dhe policisë së shtetit, tregon mbi fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri, duke e përmendur këtë të fundit si një nga arsyet e largimit të Shëqiptarëve drejt vendeve Europiane dhe Britanisë së Madhe.

Aksioni i policsë së shtetit për cmontimin e më shumë se 500 kamerave të paligjshme ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes amrikane, e cila ndër të tjera në arikull ka rikujtuar kritikat e komisionit europian për ligjin e amnistisë fiskale.

Nismë e cila sipas Bashkimit Europian do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, ndërsa opozita ka qënë më ashpër duke theksuar se amnistia fiskale do të favorizonte pikërisht këto grupe kriminale

Financial Times ka përmendur gjithashtu një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit ku shkruhet se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të luftuar ndikimin e krimit të organizuar.

Të këshilluara

Oficeri i policisë dhunon qytetarin (VIDEO)

Një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. E gjithë skena është e filmuar nga kamerat ...

12:56

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI