Flash

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Lapsi.al 14 February 2023
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Është shtyrë për në datë 21 shkurt seanca e radhës për inceneratorin e Elbasanit pasi të pandehurit kërkuan pushimin e akuzave.

Mësohet se në të njëjtën datë gjykata do të shprehet nëse çështja do të kalojë në Themel apo jo.

Ish-ministri Lefter Koka përmes avokatit të tij ka kërkuar pushimin e akuzave penale, ndërsa mësohet se të njëjtën kërkesë ka bërë edhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Akuzat dhe të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Në njoftimin e SPAK thuhet se ka përfunduar hetimi për procedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, germat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Objekti i hetimeve të këtij procedimi penal kanë qenë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së koncesionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë Mjedisit dhe shoqërisë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k.

Të këshilluara

Të lidhur nga dashuria!

Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka menduar t’ua bëjë më të bukur dhe romantike këtë dit...

12:06

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI