Flash

Putin nuk i kursen lëvdatat për Serbinë dhe Vuçiçin

Lapsi.al 14 February 2023
Putin nuk i kursen lëvdatat për Serbinë dhe Vuçiçin

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për Ditën e Shtetësisë së Serbisë që shënohet më 15 shkurt, me mesazhin se Moska “e vlerëson shumë politikën e jashtme të balancuar” të ndjekur nga Beogradi.

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë. Ne vlerësojmë shumë kursin e balancuar të politikës së jashtme që Beogradi zbaton në rrethanat aktuale komplekse ndërkombëtare”, tha Putin në një mesazh urimi dërguar Vuçiçit nga ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko të martën, më 14 shkurt.

Ai gjithashtu theksoi se Rusia mbështet përpjekjet e Serbisë “që synojnë mbrojtjen e integritetit territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Në letër, presidenti rus shprehu besimin e tij se zhvillimi i mëtejshëm i partneritetit strategjik ruso-serb korrespondon plotësisht me interesat e “kombeve vëllazërore”.

Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian, thuhet se Serbia ka respektuar rezolutat përkatëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por shprehet keqardhje për faktin se Serbia ka dështuar vazhdimisht të jetë në përputhje me masat kufizuese të BE-së kundër Rusisë.

Gjithashtu shprehet keqardhje për faktin se “komponentët kyç të politikës së jashtme serbe janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëndrimet e BE-së”.

Në këtë kuptim, raporti përmend nënshkrimin e marrëveshjeve që përcaktojnë prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme të Serbisë dhe Rusisë për periudhën 2023- 2024, si dhe takime me zyrtarë të rangut të lartë nga Rusia që janë në listën e sanksioneve të BE-së.

Të këshilluara

Të lidhur nga dashuria!

Shën Valentini erdhi. Sot, përveç Kupidit, dy çifte kanë edhe një aleat tjetër, Vodafone Albania, i cili ka menduar t’ua bëjë më të bukur dhe romantike këtë dit...

12:06

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI