Flash

Pas transportit, edhe mobilieritë aplikojnë për punonjës nga Egjipti

Lapsi.al 14 February 2023
Pas transportit, edhe mobilieritë aplikojnë për punonjës nga

Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problematikat më të mprehta të bizneseve shqiptare. Pas sektorit të transportit në vështirësi për drejtues kamionësh, mungesën e fuqisë punëtore po e vuan edhe sektori i mobilieve.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar ka mungesë të lartë të fuqisë punëtore, që po ndihet shumë edhe në këtë sektor. Kompanitë po shohin si zgjidhje, marrjen e punonjësve të huaj nga Egjipti me kualifikime të ngjashme në vendin e tyre.

Dritan Cacaj, drejtues i mobilierisë “Trin Mobilieri”, tha për “Monitor” se tashmë ka aplikuar nëpërmjet agjencive të huaja të punësimit për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti.

“Prej kohësh në vend po ndihet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, të profesionistëve. Shumë prej punonjësve të kualifikuar janë larguar në emigracion, kryesisht të grupmoshave 25 deri në 35 vjeç apo kanë ngritur punishtet e tyre, por edhe ata vuajnë mungesën e punonjësve. Kjo është arsyeja që jemi detyruar të kërkojmë punonjës nga jashtë, duke e parë si zgjidhje të vetme”.

Për shkak të largimit të fuqisë punëtore të kualifikuar në emigracion, kompanitë prodhuese të mobilieve kanë rritur pagat e punonjësve. Pagesa minimale mujore të punonjësve të kualifikuar në sektorin e përpunimit të mobilieve variojnë nga 70,000 lekë niveli minimal deri në 120,000 lekë rroga maksimale.

Sipas përllogaritjeve të bizneseve kostoja e punësimit të punëtorëve egjiptianë llogaritet deri në 1,000 USD, 50% e vlerës, duke përfshirë pagesat për siguracionet shtesë së jetës, fjetja dhe ushqimi, ndërsa pjesa e mbetur është rroga mujore.

Z. Cacaj shton se mungesa e fuqisë punëtore do të rrisë kostot për prodhuesit vendas të mobilieve më shumë se shtrenjtimi i lëndëve të para. Në anën tjetër ekziston edhe pasiguria e qëndrimit të tyre, pasi në shumë raste në të kaluarën punonjësit e vendeve aziatike e kanë përdorur Shqipërinë si trampolin për Europën.

“Marrja e punonjësve të huaj konsiderohet skemë eksperimentale për sektorin tonë. Sigurisht që ekziston frika e largimit të tyre në vendet e Europës, duke e përdorur Shqipërinë si fazë kualifikimi.

Nga ana tjetër nuk dihet rendimenti i tyre në punë. Në këtë situatë është e domosdoshme që nga shteti të monitorohen agjencitë për rekrutimin e punonjësve, të rregullohet funksionimi i tyre, pasi kostot e largimit të tyre janë të larta për kompanitë”, pohon ai.

Shtimi i kostove nga mungesa e fuqisë punëtorë pritet të sjellë rritje të çmimeve deri në 15% më shumë se vitin e kaluar për disa nga punishtet e drurit në vend. Operatorë të tjerë pohojnë se do t’i mbajnë të pandryshuara çmimet për shkak të rënies së kërkesës. /Monitor

Të këshilluara

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme...

22:14

Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”. I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh...

21:45

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI