Flash

Kejvina Kthella, ndjesë publike Luizit: Rashë pre e manipulimit

Lapsi.al 14 February 2023
Kejvina Kthella, ndjesë publike Luizit: Rashë pre e manipulimit

Kejvina Kthella është rikthyer së fundmi në rrjetet e saj sociale. Përmes  Instagram, Kejvina ka folur për eksperiencën e saj në 'Big Brother Vip 2' duke deklaruar se është manipuluar.

“Kejvina e BB Vip, ra pre e një manipulimi, të turpshëm, por unë nuk jam këtu për t’u viktimizuar. Jam për të treguar se si ndjehem dhe se si përshkallëzoi situata. Big Brother Vip nuk është formati i lojës që më përshtatet mua. E kam kuptuar me vonesë ndoshta, por kam qenë ende brenda në shtëpi kur kam kërkuar të dal. Unë duhet të dilja nga ajo shtëpi, sepse vendimi im për tu futur ishte i gabuar. Por për një gjë jam mirënjohëse dhe këtë e them me plot gojën. Kjo eksperiencë më mësoi të njoh njerëzit e vërtetë, të njoh miqtë nga pseudomiqtë, si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së Big Brother dhe të rritem”, u shpreh ajo.

Më tej modelja  ka kërkuar ndjesë publike  ndaj Luizit. “Është momenti që unë t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e pare dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoi edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe do vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që ti kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati për drekën e famshme”.

 

Të këshilluara

Jessie J zbulon gjininë e foshnjës

Jessie J ka zbuluar së fundmi gjininë  e fëmijës së saj të parë përpara se të ecte në tapetin e kuq të BRIT Awards 2023. “Sa herë që e luaj ose e këndoj, ai ...

16:35

Rihanna, nënë për herë të dytë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Hollywood Reporter. Lajmi vjen vetëm pasi këngëtarja ndezi thashethemet p...

12:35

Publikohet traileri i 'Fast X'

Vin Diesel dhe Fast & Furious janë kthyer në veprim. Të Premten, Universal Pictures debutoi trailerin e parë për Fast X. Në vazhdim luan Diesel përsëri s...

14:58

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI