Flash

FRONTEX: Moti i keq ul kalimin e migrantëve të paligjshëm

Lapsi.al 14 February 2023
FRONTEX: Moti i keq ul kalimin e migrantëve të paligjshëm

Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX tha përmes raportit më të fundit se në janar u evidentuan më shumë se 13. 200 kalime të migrantëve të parregullt në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian duke shënuar një rënie prej 12% krahasur me një vit më parë.

Ky numër i ulët lidhet sipas FRONTEX kryesisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike në disa rrugë detare.

Sipas FRONTEX, Rruga e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, vazhdoi të zërë numrin më të madh të të gjitha kalimeve me rreth 5.751 persona, të cilët përbëjnë 43% të totalit të migrantëve të parregullt të ndaluar në janar të këtij viti.

“Situata në krahasim me vitin e kaluar mbetet kryesisht e pandryshuar,vlerëson FRONTEX duke iu referuar një rënie vetëm me 5% në janar të vitit 2023 të numrit të migrantëve që kaluan përmes Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian, krahasur me vitin 2022”, thuhet në raoprt.

Përgjatë gjithë vitit 2022, FRONTEX raportoi rreth 330 mijë kalime të parregullta kufitare në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, që shënonin numrin më të lartë që nga viti 2016.

Sipas raportit vjetor të FRONTEX, "Rruga e Ballkanit Perëndimor" përbënte gati 45% të totalit të migrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2022.

Rreth 145. 600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria , të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021 thuhej në raport.

Sipas raportit të FRONTEX për vitin 2022 shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Turqisë përbënin numrin më të madh të migrantëve të parregullt, që kishin përshkuar Rrugën e Ballkanit Perëndimor, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundistët./ VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI