Flash

Berisha i vendosur: PD nuk bojkoton zgjedhjet, ata që duan të na përjashtojnë do përballen me ne

Lapsi.al 14 February 2023
Berisha i vendosur: PD nuk bojkoton zgjedhjet, ata që duan të na

Në mbledhjen e Kryesisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi fatin e opozitës. Me vendosmëri para deputetëve të opozitës ai ka thënë se nuk ka më tërheqje. Kryedemokrati është shprehur se PD-ja nuk do i bojkotojë zgjedhjet dhe se do të përballet me çdo përpjekje për t'i grabitur ato.

“Sot është koha që ne të bëjmë gjithcka për një komunikim direkt me qytetarët. Në WP Edi Rama del i zhytur deri në fyt në aferat me McGonigal. Gazetari i BILD në NY deklaroi haptas se dokumentet po edhe hetimet faktojnë se Gonigal u mor me Sali Berishën. Tani kthehemi prap McGonigal është në burg, ky kryeministër këtë nuk mund ta pranojmë ndaj duhet të vazhdojmë me presistence mënyrë kreative.

Njerezit ju thonë pa dhunë nuk përmbyset unë iu them atyre që qëndresa është forcë, dhuna nuk të sjel në objektivat që kërkon. Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjen civile, ne nuk marrim pushtet me forcë. Ju e shifni si sillen në parlament, kurrë nuk ka qenë në këtë situatë, një grusht njerëzish të zhveshur nga cdo lloj morali e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm. Më akuzonin mua dje si fajtor për sjellët e shfrenuara të tjerëve, apo fajin e ka Saliu, kjo ishte kulmore.

Ja deri ku shkon degradimi duhet ta dini që aty ishte dhe diçka tjetër. Ndaj kërkoj që koalicioni PD-PS i grave të faktonte që për shfrenimet e këtij fajin e kishte Berisha. Shikoni në cfarë shkalle këta kanë humbur cdo lloj logjike, kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë cdo gjë. Duhet të falënderoj qytetarët për përgjegjësinë që po tregojnë në protesta.

Duhet të vazhdojë. Këtu grabiten zgjedhjet, në do të qëndrojmë ndaj cdo akti apo përpjekje për të grabitur zgjedhjet. Ne nuk bojkotjmë zgjedhjet. Përpjekja për të përjashtuar PD është etapa e tretë e skenarit e të njëjtit autor, por do marrin përgjgijen e merituar. Nuk ka asgjë më të paligjshëm se shpallja palë e atij që nuk është palë. Ata që duan të na përjashtojnë ne do përballen me ne”. 

Të këshilluara

Digjet gjatë natës makina në Shkodër

Një automjet është djegur gjatë natës në një lagje të qytetit të Shkodrës. Policia bën me dije se dyshohet për shkak një defekt teknik. Blutë njoftojnë se është...

10:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI