Flash

Akademia e filmit merr përsipër fajin për incidentin në Oscar 2022

Lapsi.al 14 February 2023
Akademia e filmit merr përsipër fajin për incidentin në

Akademia ka pranuar se trajtimi i saj i incidentit famëkeq të Will Smith në Oscar 2022 ishte "i papërshtatshëm". Organizata, e cila voton për të nominuarit, fituesit e ceremonisë vjetore, thase do të jetë "plotësisht transparente" në të ardhmen.

Në drekën e organizatëspër të nominuarit për Oscar të këtij viti, presidentja, Janet Yang foli për ngjarjen e vitit të kaluar. “Jam e sigurt që të gjithë e mbani mend se ne përjetuam një ngjarje të paprecedentë në Oscars”, tha ajo, sipas Variety. “Ajo që ndodhi në skenë ishte plotësisht e papranueshme dhe përgjigja nga organizata jonë ishte e pamjaftueshme.” “Ne mësuam nga kjo se Akademia duhet të jetë plotësisht transparente dhe e përgjegjshme në veprimet tona. Veçanërisht në kohë krize duhet të veproni me shpejtësi, me dhembshuri dhe vendosmëri për veten dhe industrinë tonë,” vazhdoi ajo. "Ju duhet dhe mund të prisni jo më pak nga ne në vazhdim."

Gjatë transmetimit të ndarjes së çmimeve  të vitit të kaluar, Smith doli në skenë dhe goditi Rockun në fytyrë pasi aktori bëri një shaka me gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. Rock e krahasoi Pinkett Smith – e cila vuan nga alopecia  me personazhin e Demi Moore “G.I. Jane,” duke nxitur shuplakën nga Smith. "Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote e ndyrë!", bërtiti Will. Ai dha më pas dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit. Gjithashtu është përjashtuar nga çdo aktivitet i akademisë për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al

Të këshilluara

Megan Fox dhe Muchin Gun Kelly drejt ndarjes

Megan Fox thuhet se është "shumë e mërzitur" me Machine Gun Kelly pas një sherri gjatë fundjavës. Një burim ka treguar për 'People' se aktorja nuk flet për m...

15:41

Jessie J zbulon gjininë e foshnjës

Jessie J ka zbuluar së fundmi gjininë  e fëmijës së saj të parë përpara se të ecte në tapetin e kuq të BRIT Awards 2023. “Sa herë që e luaj ose e këndoj, ai ...

16:35

Rihanna, nënë për herë të dytë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konfirmoi përfaqësuesi i saj për Hollywood Reporter. Lajmi vjen vetëm pasi këngëtarja ndezi thashethemet p...

12:35

Publikohet traileri i 'Fast X'

Vin Diesel dhe Fast & Furious janë kthyer në veprim. Të Premten, Universal Pictures debutoi trailerin e parë për Fast X. Në vazhdim luan Diesel përsëri s...

14:58

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI