Flash

70 shqiptarë të Kosovës mes viktimave të tërmetit në Turqi

Lapsi.al 14 February 2023
70 shqiptarë të Kosovës mes viktimave të tërmetit

70 shqiptarë të Kosovës që jetonin prej vitesh në Turqi, kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë dhe tre të tjerë në Hatay.

Lajmin e konfirmoi për KosovaPress, kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya. Sipas tij, deri tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë nga e gjallë nga gërmadhat. Kaya konfirmoi numrin e viktimave dhe tregon se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar këtë komunitet në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 persona kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre shqiptarë kanë humbur jetën. I kam parë në Facebook edhe atë çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur duhet ndihmë se është shumë ftohtë shumë. Ngrohëset po i dërgon shteti nga mundet”.

Shumë nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendet e prekura nga tërmeti kanë frikë të rikthehen në shtëpitë e tyre. Evren Kaya tha se nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria e Kosovës dhe se janë lënë vetëm.

Kaya: Ambasada neve nuk na ka kërkuar asnjë informacion. Asnjë telefonatë nuk ka ardhur nga Kosova. S’e di nëse ambasadori ndodhet këtu vetëm për karrigen e tij. Ky ambasador nuk ka kontaktuar fare me mua, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxherri dhe të gjithë ata që janë kryetarë bashkie”,

Më tej, Kaya shtoi se deri më tani vetëm një familje shqiptare prej 4 anëtarësh është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat. Nga tërmeti prej 7,7 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mijëra persona./KP

Të këshilluara

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit

Është shtyrë për në datë 21 shkurt seanca e radhës për inceneratorin e Elbasanit pasi të pandehurit kërkuan pushimin e akuzave. Mësohet se në të njëjtën datë...

16:12

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI