Flash

Videot erotike Berisha "qetëson" qeverinë: Nuk do t'i publikoj!

Lapsi.al 13 February 2023
Videot erotike Berisha "qetëson" qeverinë: Nuk do t'i

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk do të publikojë asnjë video erotike që ka në celular që implikon zyrtarët e qeverisë. Ai tha se do i dërgojë ato para organeve hetimore. Berisha tha se nuk fyen kurrë një grua pasi nuk mund të sillet ndaj tyre ashtu si bën Edi Rama.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore.

Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.

Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.

Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.

Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Protesta, FNSH rrethon Kuvendin

Fotoja që shihni tregojnë forcat speciale që po pozicionohen para Kuvendit, teksa pritet që të nisë protesta e sotme. Fforcat speciale janë në gatishmëri. ...

16:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI