Flash

Sherri me armë mes nxënësve në Laç, Policia zbardh ngjarjen me 1 të plagosur

Lapsi.al 13 February 2023
Sherri me armë mes nxënësve në Laç, Policia zbardh

Policia e Kurbinit ka identifikuar dhe ka vënë në kërkim personin, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij. Sipas tyre, sherri, ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes adoleshentëve. Ngjarja ka ndodhur jashtë rrethimit të gjimnazit të qytetit, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit, njëkohësisht vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI