Flash

PD bllokon mazhorancën në Kuvend, Flamur Noka i fryn bilbilit vazhdimisht

Lapsi.al 13 February 2023
PD bllokon mazhorancën në Kuvend, Flamur Noka i fryn bilbilit

Seanca e Kuvendit vijon me debate. Deputeti i PD, Flamur Noka përmes një bilbili nuk ka lejuar deputetet e mazhorances qe te flasin. Ai është përplasur me Toni Gogun e PS, Taulant Ballën dhe Lindita Nikollën. Më poshtë debati;

Flamur Noka: Më jep fjalën moj.

Lindita Nikolla: Të të vijë turp zoti Noka për sjelljen. Të tërheq vëmendjen.

Toni Gogu: Ky zotëria që i bie bilbilit bëri sikur mbajti zi për viktimat e tërmetit. Shpirtrat e shqiptarëve e kuptojnë ç'do të thotë tërmet, vetëm ky nuk e kupton se është burrë i frustruar nga drejtësia. Po i vjen ora e drejtësisë prandaj bën kështu. Fjalën nuk ma ke dhënë ti, shko ulu atje. Këtu ka burra të frustruar nga drejtësia.

Nikolla: Po më detyroni të marr masa zoti Noka

Noka: Vazhdo me masat ti...Tërmeti McGonigal.

Toni Gogu: Ky zotëria kur binte tërmeti ishte duke mallkuar zjarrfikët dhe njerëzit që shpëtonin jetë.

Nikolla: Kërkoj 5 minuta pushim dhe ju lutem thirrni arsyes.

Të këshilluara

Protesta, FNSH rrethon Kuvendin

Fotoja që shihni tregojnë forcat speciale që po pozicionohen para Kuvendit, teksa pritet që të nisë protesta e sotme. Fforcat speciale janë në gatishmëri. ...

16:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI